Ata vazhdojnë me punën e tyre humanitare dhe ne vazhdojmë t'i ndjekim ato dhe t’i përgëzojmë për filantropinë që ata zbatojnë në praktikat e tyre të përditshme. Përsëri, ne po flasim për to, sepse ata

Muajin e kaluar, Rock Kafana Rustikana përsëri po grumbullonte para përmes rritjes së çmimeve të menusë së tyre me 2 MKD, ku 1 MKD dhurohej prej tyre dhe 1 MKD tjetër dhurohej nga vizitorët me çdo blerje të një pije ose konsumimit të një vakti.

Së bashku me vizitorët, Rock Kafana Rustikana arriti të mbledhë 26.322 MKD (rreth 428 Euro) të cilat u dhuruan për shtatë anëtarët e familjes Shaqiri nga Shtipi, shtëpia e të cilëve së fundmi u dogj nga zjarri. Përveç shtëpisë, të gjithë pajisjet shtëpiake u shkatërruan, prandaj ky donacion është më se i mirëpritur.

Rock Kafana Rustikaana ka dhuruar 6,000 MKD (rreth 97 Euro) për Zërin e Kafshëve - Maqedoni nga Velesi, një shoqatë qytetare që kujdeset për kafshët e humbur, por gjithashtu rrit ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ka arritur që shkalla e neglizhimit apo dhunës ndaj kafshëve të zvogëlohet.

Së fundi një BRAVO të madhe për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë iniciativë filantropike!

Top