Sberbank Prezanton Një Model të Kursimit i cili Ndihmon një Bamirësie në Bosnjë dhe Hercegovinë

Banka ka dizajnuar një model të kursimit i cili do të zgjasë dy muaj dhe do t'u sigurojë klientëve një mundësi për të marrë pjesë në fushatën humanitare të quajtur "Unë jam duke kursyer për jetën" për të ndihmuar organizatën OTVORENA MREŽA (Open Network).

Burime: https://www.sberbank.ba/

30-10-17

  • Bosnia and Herzegovina

Klas në Sarajevë Dhuroi Dy Ton Miell Gruri për Ditën Botërore të Ushqimit

Industria e ushqimit Klas nga Sarajeva (Bosnja dhe Herzegovina) me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit që festohet me 16 Tetor, dhuroi 2 ton miell për qendrën e ushqimit të Kryqit të Kuq në kantonin e Sarajevës dhe Qendrës Kolektive Hrasnica, kurse fëmijëve të Qendrës Kolektive iu dhuruan ëmbëlsira. Të mirat materiale u dorëzuan nga lojtarët e klubeve të futbollit Zeleznicar dhe Sarajevo.

Burime: http://www.biznisinfo.ba/

27-10-17

  • Bosnia and Herzegovina

Addiko Bank Fal Borxhin e Familjes së Një Djaloshi 3-vjeçar me Leukemi

Një familje nga Banjaluka kaloi nëpër shumë vështirësi gjatë muajve të fundit: tre muaj pasi djali i tyre u diagnostikua me leukemi dhe filloi trajtimin, babai pëspi një problem të zemrës dhe pati një çarje të aortës. Banka Addiko, ku familja kishte një hua për shtëpi, dëgjoi për gjendjen e tyre dhe vendosi të shlyente plotësisht borxhin e tyre.

Burime: https://www.fokus.ba/

02-10-17

  • Bosnia and Herzegovina

SiM Impex Mbështet Projektin e Studentëve të Formula SAE

Me rastin e vitit të parë të biznesit të tyre në Mostar, kompania SiM Impex ka mbështetur projekti e studentëve Formula SAE të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Shkencave Kompjuterike në Unversitetin e Mostarit. Studentët morën dhuratë amortizatorët Sach me vlerë KM10,000 për makinën që ata po bëjnë.

Burime: http://www.bljesak.info/

19-09-17

  • Bosnia and Herzegovina

BH Telecom Dërgon Fondet e Ditëlindjes për Shoqatat që Ndihmojnë Fëmijët me Aftësi të Kufizuara

Në një gjest të lavdërueshëm, kompania më fitimprurëse e Bosnje dhe Herzegovinës përdor fondet e kremtimit të ditëlindjeve për të ndihmuar tri shoqata lokale që ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara. Paratë do të përdoren për të ndihmuar Shoqatën e prindërve të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara të Kantonit të Tuzlës, Shoqatës Rinore Dobro delo nga Sarajeva dhe Institucion publik për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore dhe të rinjve Pazarić.

Burime: https://www.bhtelecom.ba

14-09-17

  • Bosnia and Herzegovina
Top