Komiteti Organizativ i Pazarit Diplomatik 2016 shpërbleu me 130.000 BAM (66.467 EUR) fëmijët me nevoja të veçanta nga Bosnja dhe Hercegovina, që është sasia më e madhe e mbledhur deri më tani.
Pazari Dimëror Diplomatik 2016 mblodhi 40 ambasada dhe mbi 70 Organizata Jofitimprurëse dhe ekspozues.
Qendra Kristjane Wittcutt nga Sarajeva që ndihmon fëmijët me nevoja të rënda dhe komplekse mori 30.000 BAM (rreth 15.338 EUR), Qendra Studentore Ndërkombëtare Françeskane (Franjevački Međunarodni centar studentski) në Sarajevë mori 20.000 BAM (rreth 10.225 EUR), Shtëpia për Fëmijët pa Kujdes Prindëror Los Rosales në Mostar dhe Projekti SOS Srebrenica, secili nga të dy mori 15.000 BAM (rreth 7.669 EUR), ndërsa Shoqata e Familjeve të Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale dhe Zhvillimore Dajte nam Sansu, Shoqata Obrazovanje grandi e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Organizata Zemra për Fëmijët me Kancer në Bosnje dhe Hercegovinë (Srce za djecu koja boluju od raka FBiH) secilës ju dhuruan 5.000 BAM (rreth 2.556 EUR).
Organizata Down sy i Mi nga Banjaluka mori 20.000 BAM (rreth 10.225 EUR) dhe Shtëpia Miqësore (Prijateljska Kuca) nga Doboj 10.000 BAM (5.112EUR).