Fushata tradicionale Donesite i vi osmijeh u bolnice (Sjell një Buzëqeshje nëpër Spitale), në mbështje të Shoqatës Crveni nosovi (Hundët e Kuqe) ka përfunduar me sukses.
Qytetarët kanë marrë pjesë në këtë fushatë nëpërmjet blerjes së detergjenteve Henkel dhe produkteve për pastrim në dyqanet Konzum deri më 31 janar 2017.
Finalja e madhe u organizua në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, ku mjekët kloun realizuan një projekt tre ditor të quajtur Circus Patientus dhe përgatitën një shfaqje për pacientët e tyre të vegjël.
Henkel dhe Konzum, të cilët e nisën këtë projekt, dorëzuan një çek me donacion prej 3.944 BAM (rreth 2.016 EUR).
Momentet më të bukura në këtë fushatë janë përjetuar nga fëmijët e trajtuar në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës, pasi që ata mësuan aftësi të cirkut dhe morën pjesë në shfaqjen Circus Patientus.