Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kompanitë Bingo dhe Omega dhuruan dy donacione në vlerë prej 11.000 BAM (rreth 5.624 EUR).

Donacioni i parë me vlerë prej 10.000 BAM (rreth 5.113 EUR) iu dhurua Shtëpive të Sigurta në Bosnje dhe Hercegovine. Fondet u mblodhën përmes kampanjës Trego se ne kujdesemi (Pokazimo da nam je stalo). Të gjithë qytetarët mund të ishin pjesë e kësaj kampanje duke blerë produktë të vecanta të Dove, Afrodita, Milka, Violeta, Alma Ras dhe Kras në Qendrat e Bingos nga 2 deri me 8 mars.

Donacioni i dytë me vlerë prej 1.000 BAM ( rreth 511 EUR) iu dhurua Shoqatës Snana zene ( Gra të fuqishme) e cila financoi bashkëpunimin shoqëror Zelena mreza (Rrjeti i Gjelbërt) duke u bazuar në ndërmarrjen shoqërore dhe fair trade. Qytetarët mund të merrnin pjesë duke blerë produktet e grave anëtare të kooperativës në tri Qendrat e Bingos nga 4 deri me 8 Mars.

Top