Asociacioni Emaus Sarajevo i studentëve katolikë ka lansuar kampanjën “Të rinjtë kundër urisë” me qëllim të mbledhjes së ushqimit për kuzhinat publike në Sarajevë: Merhamet, Kruh Svetog, Ante, Dobrotvor, kantina e Caritas dhe Studentëve të Qendrës Rinore të Dioqezës Ivan Merz.

Studentët vullnetarë më 10 dhe 11 Mars kanë mbledhur donacione në qendra tregare në Sarajevë. Idea ishte që studentët të dhurojnë kohën e tyre të lirë dhe mundin për të ndihmuar njerëzit, të shprehin solidarizimin dhe dhembshurinë e tyre.

Kjo është hera e katërt që kampanja organizohet në sezonën e agjerimit dhe numri i vullnetarëve është në rritje. Ky nuk është fundi i përfshirjës së të rinjëve nga Emaus. Ata do të organizojnë kampanjën “Bukë për më vonë” në bashkëpunim me furrat e bukës me qëllim te sigurimit të bukës për njerëzit në nevojë ekonomike.

Top