Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë feston 20 vjetorin e punës dhe shpalli edicionin e parë të Balkan Film Market (BFM) këtë vjeshtë. BFM do të bashkojë profesionistë audiovizual, kolegë dhe institucione nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor për të ndarë histori dhe për të krijuar partneritete.
BFM është një ngjarje ku artistët mund të ekspozojnë dhe të promovojnë punën dhe iniciativat e tyre për të gjithë pjesëmarrësit - institucionet kulturore, kompanitë produksioni, shpërndarësit, transmetuesit, festivalet e filmave dhe të tjerët.
Tregu do të mbahet nga 2-7 tetor në Tiranë dhe mbështetet nga Eurimages.