Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i është bashkuar një përpjekjeje të bërë nga anëtarët e stafit të saj nga zyrat në Prishtinë, Tiranë dhe Londër, të cilët organizuan eventin për t’iu ardhur në ndihmë organizatës Kujdesi për Fëmijët e Kosovës (KPFK).

Kujdesi për Fëmijët e Kosovës është një organizatë që u siguron fëmijëve, zakonisht pacientëve të leukemisë medikamente, kur prindërit e tyre nuk mund t’i përballojnë ato. Gjithashtu, themelet janë të bazuara në përmirësimin e kujdesit mjekësor për fëmijët në Kosovë. BERZH vendosi të merrte vendim për këtë fushatë dhe të dyfishonte sasinë e parave të mbledhura gjatë eventit, që ishte 2.200 Euro.

Organizatorët falënderuan të gjithë ata që morën pjesë në këtë event dhe dhuruan fonde, muzikantët vendas që dedikuan kohën e tyre për këtë kauzë dhe stacionin e librit Soma në Prishtinë, i cili u mundësoi atyre hapësirën.

Top