Ky është viti i 22-të që Kisha Katolike në Shqipëri organizon kampin veror "Shpresa" dhe përveç vullnetarëve shqiptarë, të rinjtë nga vende të ndryshme të botës ju bashkuan projektit dhe ofruan ndihmën e tyre. Numri i personave me aftësi të kufizuara që ndjek kampin veror është rritur çdo vit, por edhe numri i vullnetarëve - sidomos nga Shqipëria.

Kisha shprehu mirënjohjen e saj për njerëzit që morën pjesë dhe theksuan se ka shumë njerëz të tjerë që kanë nevojë për ndihmë dhe ne duhet të vazhdojmë të shprehim dashurinë dhe dhembshurinë tonë.

Top