Burime: http://seeobserver.com
Publikuar: 27-09-17
Burime: http://seeobserver.com
Publikuar: 27-09-17
Aksioni për nënat dhe fëmijët është një fondacion humanitar jo-fitimprurës dhe joqeveritar që zhvillon programe shëndetësore në Klinikat Gjinekologjike / Obstetrike (që kujdesen për nënat), Njësitë Intensive të Kujdejes Neonatologjike (që kujdesen për foshnjat e lindura para kohe) dhe Klinikat Pediatrike (që kujdesen për fëmijët që vuajnë nga leuçemia, sëmundjet e zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Kosovë. Partneriteti është një burim i rëndësishëm i mbështetjes për ta, duke mbledhur më shumë se EUR 56,000 gjatë dy viteve të para dhe EUR 23,500 në këtë vit.
Kjo ngjarje dëshmon se shpesh idetë më të thjeshta janë më të mirat dhe kjo tashmë po bëhet një traditë në komunitet. Siç shkruan See Observer, fondet e mbledhura përdoren për të blerë pajisje jetësore për qendrat mjekësore në vend dhe ngjarja tashmë është përshëndetur si një lëvizje e solidaritetit dhe mirëdashjes, duke kërkuar të trajtojë çështjen e normave të larta të vdekshmërisë foshnjore në Kosovë.