Burime:
https://www.facebook.com/
Publikuar: 25-10-17
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në Panairin e Vullnetarëve, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Qëllimi i këtij panairi është rritja e interesimit për punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar në Kosovë. Gjatë këtij panairi, organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësi vullnetarizmi si dhe do të rekrutojnë vullnetarë/e të rinjë/reja.
Të gjithë pjesëmarrësit/et do të kenë mundësinë të njihen për së afërmi me organizata rekrutuese në panair.
Panairi do të mbahet më 25 tetor 2017, nga ora 11:00 deri në 14:00, në Sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë.