Burime: http://partnersalbania.org/
Publikuar: 02-11-17
Burime: http://partnersalbania.org/
Publikuar: 02-11-17
Çmimi i Filantropisë është një aktivitet i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2011, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për individët dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë. Vlerësimi dhe stimulimi i një aktiviteti të tillë mbetet i rëndësishëm për dimensionin human dhe ekonomik që ai mbart.
Çdokush është i ftuar të nominojë individë dhe kompani që:
Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin për Filantropinë janë:
Kompanitë dhe individët mund të propozojnë veten ose të nominohen nga të tjerë. Vlerësimi për propozimet do të bëhet nga një juri me përfaqësim gjithpërfshirës nga sektori i shoqërisë civile, medias dhe institucioneve mbështetëse me programe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri. Çmimet do të shpallen në një aktivitet publik që Partnerët Shqipëri do të organizojë në muajin dhjetor 2017.
Për të dhënë propozimin tuaj plotësoni Formularin e propozimit dhe dërgojeni me email në: partners@partnersalbania.org, ose me postë në adresën: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Kutia Postare (PO Box) 2418/1, Tiranë.
Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 2 nëntor 2017.