Në pamundësi për të marrë edukim adekuat në fushën e artit, por me dashuri të madhe për artin që nga fëmijëria, Bajrami filloi të merret me art më seriozisht kur ai njoftua me një piktor lokal, i cili e mori atë si student të tij dhe i mësoi atij të gjitha teknikat e pikturimit që i dinte. Pastaj, Farija filloi gjithashtu të pikturojë duke e parë vëllain e saj. Të dy ata kanë stile të ndryshme dhe janë të interesuar në fusha të ndryshme: ai gjen inspirim në natyrë dhe skena nga jeta e komunitetit Rom, kurse asaj i pëlqen të pikturojë portrete të grave Rome dhe shallet e tyre shumëngjyrëshe, dhe tekstilin që është pjesë e kulturës së tyre, mirëpo, që të dy ata e përdorin artin si një mënyrë e të shprehurit të vetvetes dhe ruajtjes së kulturës dhe traditës së tyre.


Ky projekt do të u siguronte atyre me hapësirën e nevojshme për të vazhduar punën në veprat e tyre artistike, por gjithashtu për t’u mësuar artin të rinjve të cilët nuk kanë qasje në të. Një studio arti e ndërtuar në një kontejner metali e konstruktuar nga miqtë e tyre arkitektë, do të mbulonte problemet me të cilat ata përballen çdo ditë. Një gjë tjetër e mirë për këtë platformë për ngritjen e fondeve është se ata kanë një listë buxhetore me materialet të cilat ju nevojiten, dhe vlerën e përafërt të secilës prej tyre të cilat përdoren për ndërtimin e një studioje, duke siguruar transparencë në secilën kampanjë. Një donacion i vogël mund të ketë efekt të madh për një kauzë si kjo: ndihmoni këta artistë të vazhdojnë ëndrrat e tyre, dhe të sjellin më shumë njerëz së bashku përreth artit. 

Top