Përdoruesit e fitnesit kanë mbështetje konstante dhe asistencë nga instruktorët dhe fizio-terapeutët, dhe ata gjithashtu kanë transport të rregullt. Drejtori i Shoqatës thotë se rezultatet dhe progresi janë të dukshme, jo vetëm tek aftësitë motorike të përdoruesve por gjithashtu edhe në sjelljen e tyre. Kjo edhe një herë e vërteton se si shoqërimi dhe sportet kanë influencë të madhe në përfshirjen e tyre.

Projekti u mbështet nga Ministria e Sportit dhe tani nga Banka Societe Generale në Mal të Zi, e cila bleu një Body Analyzer (Analizues të trupit) – një pajisje e re e cila matë parametrat e përbërjes së trupit që është veçanërisht e rëndësishme për përdoruesit e fitnesit me sindromën Down.

Përveç kësaj, Banka Societe Generale në Mal të zi dhuroi edhe një pajisje didaktike për përmisimin e mësimdhënies në shkolla dhe kopshte të fëmijëve, e cila kap vlerën prej 12,000 EUR. Fokusi ishte tek fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fëmijët më autizëm. Ky projekt është vazhdimësi e projektit të vitit të kaluar, gjatë të cilit 24 institucione edukative u pajisën me kompjuterë dhe pajisje didaktike.

FOTO: onogost.me

Top