Kompanitë Dm dhe Violeta organizuan një fushatë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me kancer
Kompanitë Dm dhe Violeta me 15 Shkurt kanë organizuar një fushatë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me kancer. Me blerjen e pakos së pelenave Violeta Double Care në dyqanet Dm, janë dhuruar 2BAM në fondin për ndërtimin e shtëpisë së prindërve- për akomodimin e tyre dhe fëmijëve me kancer nga Bosnia dhe Hercegovina. Ata poashtu kanë dhënë 7000 BJM për shoqatën Hear for Children with cancer (Zemër për fëmijët me kancer) duke ofruar edhe dhurata.
Burime: Dnevni list
20-02-15
- Bosnia and Herzegovina
Për ditën ndërkombëtare të fëmijëve me sëmundje malinje, kanë dhënë dhurata për ta.
Shoqata Iskra me ndihmën e qendrës Tropic me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve me sëmundje malinje më 15 shkurt kanë organizuar dhënien e dhuratave për këta fëmijë në Qendrën Rinore në Banja Luka. 50 fëmijëve të cilët aktualisht janë duke u trajtuar kanë marrë pako, dhe ata të cilët janë shëruar janë të kënaqur me këto dhurata.
Burime: banjaluka.com
20-02-15
- Bosnia and Herzegovina
Industria e çimentos në Kakanj ka dhuruar 15 kompjutera
Industria e çimentos Kakanj ka dhuruar 15 kompjutera për përdorim në klasën e kompjuterit në shkollën e mesme në Kakanj, për të ndihmuar përmisimin e punës me kompjuter përgjatë përvojës praktike
Burime: biznis.ba
19-02-15
- Bosnia and Herzegovina
Një Koncert Bamirësie për Sedin Mariç Mbahet në Mostar
Qendra e Edukimit Kulturore për Gratë Sehara, Shoqata Rinore Karađoz-beg, Shërbimi Informativ për Rininë dhe Unioni i Studentëve të Universitetit të Bijediç Jamal së bashku organizuan një koncert bamirësie për trajtimin e Sedina Mariç, një nënë beqare 35 vjeçare me melanoma .
Burime: Nova Sloboda
30-01-15
- Bosnia and Herzegovina
Federata e Motrave Serbe shet kifle në mbështetje të një familje në nevojë
Federata e Motrave serbe të Prnjavor (Kola Srpskih Sestara) ka shitur kifle dhe ngriti 3.515 marka (app. 1797 EUR) për të ndihmuar Nedeljko Radanić dhe familjen e tij për të përfunduar ndërtimin e shtëpisë së tyre.
Burime: Glas Srpske
30-01-15
- Bosnia and Herzegovina