Thirrje për aplikim - Ndarja e Çmimeve FIDES 2019 për Filantropinë në Kosovë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në çmimin FIDES për Filantropi në Kosovë.

Burime: Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

06-04-20

  • Kosovo

Kultura e Crowdfunding: Një fushatë e Suksesshme për të Rinovuar Kinemanë më të Vjetër në Pejë

Fushata e drejtuar nga organizata jo-fitimprurëse Anibar ngriti mbi 14,000 EUR. Megjithëse kjo përbën vetëm 56.28% të qëllimit ambicioz prej 25.000 EUR mjaftueshëm fonde janë siguruar para për ta bërë këtë kinema funksionale.

Burime: kosovaideas.com

06-04-20

  • Kosovo

Një Ditë ka Mbetur për të Ndihmuar Dy Artistë të Mbledhin Fonde për Studion e tyre të Artit

Vëlla e Motër të talentuar, Farije dhe Bajram Mehmeti, jetojnë në një fshat të quajtur Lepina, që gjendet jashtë Prishtinës. Fshati ka infrastrukturë të varfër, nuk ka transport dhe virtualisht nuk ka asnjë lidhje me artin. Pavarësisht kësaj, të dy ata kanë vazhduar të pikturojnë për vite tashmë, dhe dëshirojnë të vazhdojnë edukimin e tyre artistik dhe të sigurojnë të njëjtën mundësi për fëmijët dhe të rinjtë nga fshati i tyre. Me ndihmën e miqve, ata e filluan një kampanjë për mbledhjen e fondeve në platformën KosovaIdeas, dhe tani ata kanë nevojë për më shumë ndihmë për të përfunduar atë që e kanë nisur.

Burime: https://kosovaideas.com/

02-11-17

  • Kosovo

Vullnetar për Zhvillim - Panairi i Vullnetarëve në Prishtinë

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në Panairin e Vullnetarëve, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Burime: https://www.facebook.com/

25-10-17

  • Kosovo

Kampanja Ti Je Një Luledielli për të Ndihmuar Fëmijët në Shqipëri, Kosovë dhe në të Gjithë Botën

“Ti je një Luledielli” është një kampanjë e nisur nga moderatorja e famshme Albana Osmani, me qëllimin për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, duke shitur T-Shirts me logo të lulediellit. Kjo kampanjë kishte pasur sukses të madh në Shqipëri, prandaj më 19 Tëtor u lansua në Kosovë dhe planifikon të shpërndahet në të gjithë botën deri në vitin 2018.

Burime: https://telegrafi.com/

24-10-17

  • Kosovo

Letsdancers – Kërcimtarët që duan të ndihmojnë nënat dhe fëmijët në Prishtinë

Letsdancers janë mbështësit e një projekti të madh: Let's Dance, Eventi Vjetor për mbledhjen e fondeve për nënat dhe fëmijët, një iniciativë e suksesshme e një grupi të sektorit privat dhe profesionistëve jo-fitimprurës të cilët donin të krijonin një lloj tjetër eventi për mbledhjen e fondeve. Ata erdhën me një ide të thjeshtë por efektive: mblidhnin njerëz në qendër të Prishtinës, duke u përqëndruar në komunitet, zbaviteshin dhe vallëzonin për një arsye të mirë. Përfituesit e fondeve të mbledhura ishin Aksioni për Nënat dhe Fëmijët.

Burime: http://seeobserver.com

27-09-17

  • Kosovo
Top