Adlei Lleshi është një student 23 vjeçar nga Tirana. Ai dëshiron të bëhet një artist dhe fotografia është pasioni i tij.

Javën e kaluar, ai botoi librin e tij të parë me foto, me mbështetjen e Albanian College Tirana. Libri përmban fotografitë nga 12 muajit e fundit - fotografi nga panoramat dhe njerëzit e Tiranës.

Që në fillim të karrierës së tij, Adlei e ka vënë talentin e tij në një kauzë të mirë dhe ka dhuruar të gjitha të ardhurat nga shitjet e librit për Fondacionin Down Syndrome në Tiranë.

Top